Duhet:

9 vezë të ziera,

500 gr mish i grirë,

1 qepë,

1 vezë, majdanoz i copëtuar, kripë, erëza të thata, piper, vaj,

1 lugë gjelle miell,

2 dl qumësht, 100 gr djathë kashkavall.

Pergatitja:

Përgatitni vezët, pastroni ato, ndani për gjysmë dhe renditni në pjatë.

Preni qepët dhe skuqni ato, shtoni mishin e grirë dhe vazhdoni skuqjen.

Shtoni erëzat dhe një vezë të freskët, përzieni mirë, shtoni 3 lugë vaj, një lugë gjelle miell, ngadalë shtoni qumështin dhe përzieni derisa të trashet.

Salcën e fituar hidhni mbi mishin, pastaj kashkavallin dhe vendosni në furrë të piqet në 200 gradë der sa të marrë ngjyrë të errësuar.