Fëmijët shqiptarë hanë keq dhe lëvizin shumë pak.
Fëmijë gjithmonë e më të shëndoshë, të përjashtuar nga jetë në ajër të pastër, të fiksuar vetëm pas teknologjisë, të privuar nga sporti.
Sipas vëzhgimeve të bëra kohët e fundit, një pjesë e mirë e fëmijëve shqiptarë janë mbi peshë.
Çfarë mund të bëhet? Ja disa këshilla kundër shëndoshjes.
1. Jepni shembullin e mirë. “Fëmijët janë shumë të prirur të imitojnë, pra ata bëjnë atë çfarë shikojnë.
Nëse ju nuk hani mëngjes, edhe ata nuk do të hanë mëngjes. Të gjitha këto janë zakone të këqija të trashëguara shpesh nga prindërit.
Filloni të ndryshoni zakonet tuaja, para se t’i rregulloni mënyrën e të ushqyerit fëmijës tuaj.
2. Jepini fëmijës një kulturë të një jetë të jetuar sa më shumë në ajër të pastër.
Fëmijët e sotëm vuajnë shumë nga mungesa e hapësirës dhe e bashkëmoshatarëve të tyre.
Jo rastësisht shumë fëmijë nuk kanë miq dhe pothuajse nuk dalin fare të luajnë jashtë. Ndërsa me televizionin dhe video geimet kalojnë tre ose katër orë në ditë.
Ata hanë më shumë sesa shpenzojnë energji. Prindërit duhet ta motivojnë fëmijën për të dalë jashtë, në ajër të pastër sa më shpesh dhe duhet t’i krijojnë atij mundësinë që të luajë me bashkëmoshatarët e tij.
3. Sport në vend të dietës. Një dietë e ekuilibruar, nuk vlen fare pa u përshtatur me lëvizje, jo vetëm si aktivetet sportiv, por edhe në formën e lojrave të thjeshta, apo të ngjisin shkallët, në vend që të përdorin ashensorin.
Ky vlen si një fillim i mirë, për t’u marrë më vonë me aktivitet sportiv.
4. Ka shumë rëndësi sjellja. Është thelbërose mënyra se si i jepet ushqimi fëmijës.
Një ushqim i rregullt dhe i ndryshueshëm, i ndërthurur me një stil jete aktive, gjë për të cilën familja luan një rol thelbësor, është një nga çelësat e suksesit, për të pasur një fëmijë me formë trupore sa më të mirë.
Prindi duhet të ndryshojë bashkë me fëmijën. Dhe ndryshimi i prindit është mënyra më e mirë për të trasmetuar mesazhin.
5. Bëjini fëmijëve kontrolle të rregullta në pediatri. Sidomos nga mosha 0 deri në 5 vjet kontrollet e gjatësisë dhe peshës tek pediatri duhet të jenë shumë të shpeshta, ndërsa, pasi ka kaluar mosha 5 vjeçare, dy vizita vjetore janë të mjaftueshme.
 
 KULTIVIMI I VETBESIMIT TEK FEMIJA
Shumë prind ankohen se nuk kanë komunikim më fëmijët e tyre sidomos kur fillon periudha e pubertetit dhe adoleshencës. Përgjigja është shumë e thjeshtë: Nëse babai nuk i ka kushtuar kohë dhe vëmendje fëmijës në vogëli, si mundet që fëmija të ketë besim në marrëdhënien me prindin?".
Roli i prindit është bazë në krijimin e vetbesimit tek fëmija. Vetëbesimi është siguria e brendshme që ka fëmija për vlerat e tij. Është vetëdija e të qenurit një individ unik, që ka jo vetëm forca, por edhe kufij.
Fëmijët krijojnë imazhin për vetveten duke i vëzhguar prindërit dhe duke i dëgjuar ata .
Duke parë dhe duke ndjerë krenarinë apo zhgënjimin e prindërve, ata krijojnë këtë imazh.
Vetëvlerësimi është ajo shkëndijë e vogël që ndriçon në sytë e fëmijës kur nëna i thotë: "Jam e kënaqur që ti vishesh vetë"; apo kur babai i thotë: " E keni parë sa i shkathët është im bir në vozitjen e biçikletës?"
Për kultivimin e një vetbesimi qe do ta përcillte femijen gjate gjithe jetës nevojiten keto kushte:
● të ndihet mirë në trupin e tij;
● të ndjejë se e duan;
● të jetë i bindur që është i aftë;
● të jetë krenar që është vajzë apo djalë;
● të jetë rehat me të tjerët;
● të shpresojë dhe të besojë se nevojat e tij do të plotësohen.
Në fakt vetëvlerësimi ose më mir vetbesimi ndërtohet gjatë gjithë eksperiencave të jetës.
Familja, kopshti, miqtë dhe shkolla e bëjnë fëmijën të përjetojë të mirën dhe të keqen, shqetësimet dhe kënaqësitë.
Mjeti magjik për t'u siguruar se fëmija do të ketë një vetëvlerësim të mirë gjatë gjithë jetës është kultivimi i besimit femijes prej ditëve të para të jetës së tij.
Është normale që fëmija të ndihet i nënvlerësuar nganjëher pas një humbjeje apo pas qortimeve.
Prindërit dhe kryesisht nëna duhet të veprojnë si një farë në shtrëngatë, apo më mirë, t'i tregojnë fëmijës dritën drejt së cilës duhet të drejtohet.
Vetë prindi duhet të jetë model.
Nuk vlen asgjë për fëmijën nëse një prind i thotë: "Jam i sigurt se do t'ia arrish nëse përpiqesh" dhe ai vetë heq dorë para vështrirësisë më të vogël.
Prindërit duhet ta ndihmojnë fëmijën të pranojë forcat dhe dobësitëe veta, ta pranojë vetveten ashut siq është, që do të thotë të afirmojë vetveten, të ketë qëllim dhe mjete për t'i arritur ato.
Prindërit e ndihmojnë fëmijën të ketë një vetëvlerësim, të respektojë vetveten duke pasur respekt dhe konsideratë për të tjerët