Përbërësit

  2 kungullesha
  2 patëllxhanë
  500 gr mish te bluar
  1 qepë
  3-4 thelpinj hudhre
  300 ml salce domatesh
  50 gr bollgur
  vaj vegjetal
  kripë
  Biber i zi
  Rigon
 

 Hapat

1

Patëllxhanët dhe kungulleshat i premë horizontalishtë me trashësi rreth 2-3 mm, i skuqim nga dy anët në enë jongjitëse.

2

Marrim një enë dhe skuqim qepën dhe hudhrat e grimcuara, më pas shtojmë mishin e bluar.

3

Pasi të jenë gati shtojmë salcën e domateve, bollgurin dhe erëzat.

4

Marrim tepsinë drejtkëndëshe me dimensione rreth 10x25 cm, e mbulojmë me letër për pjekje ose folie alumini.

5

Fundin e tepsisë e lyejmë me vaj, pastaj shtojmë një rend kungullesha, e mbulojmë me salcën e përgatitur dhe pastaj shtojmë një rend patëllxhan dhe përsëri mbulohet me salcë.

6

Në këtë mënyrë veprojmë derisa të shpenzohen perimet dhe salca.

7

Në fund e mbulojmë me folie alumini dhe e pjekim në furrë në temperaturë 200 gradë celsius, rreth 20-25 minuta.

8

Ju bëftë mirë!