Dita e martë do të jetë me mot të bukur e me diell. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë gjithë ditës do të kemi mot të kthjellët dhe pa vranësira. Ndërkohë, temperaturat pritet të shkojnë nga  9 gradë në vlerat e tyre minimale në zonat malore deri në 25 gradë në vlerat e tyre maksimale në zonat bregdetare. Sinoptikanët parashikojnë që në ditët e ardhshme të kemi një rritje graduale të temperaturave me dy gradë.