Përbërësit:
4 thelpinj hurdhra
2 gjethe dafine
1 kg mish viçi
1 kg qepujka
4 domate
1 filxhan kafe me vaj ulliri
Uthull, kripë, piper
2 karafila

Përgatitja:
Fillimisht ziejmë qepujkat për rreth 7 minuta dhe më pas u heqim lëkurën.

I skuqim ato në një tenxhere me vaj ulliri dhe i vendosim në një pjatë të kullojnë.

Në po të njëjtin tigan, skuqim mishin, i shtojmë uthullën, hurdhrat, domatet e grira, gjethet e dafinës, karafilat dhe në fund pak ujë.

I hedhim kripën, piperin dhe i lëmë të ziejnë për rreth 40 minuta.
Nga fundi i shtojmë qepujkat dhe e lëmë akoma të ziejë rreth 30 minuta, derisa mishi të zbutet krejtësisht./Shije.al