Për përfaqësuesen U-21 të Kosovës përballja me kampionen në fuqi të Evropës, Gjermaninë, është me peshë të madhe.

Një fitore do të rriste profilin e ekipit Shpresa (U21) të Kosovës në botë, por edhe do të mbante gjallë shpresat për kualifikim në kampionatin evropian që mbahet vitin e ardhshëm, shkruan Koha Ditore.

Trajneri i përfaqësueses U-21 të Kosovës, Rafet Prekazi, thotë se nuk do të paraqiten me flamur të bardhë ndaj gjermanëve të rinj.

Ndeshja Kosovë - Gjermani do të zhvillohet të martën (sot, 18:45) në Mitrovicë, në kuadër të Grupit 5 eliminator. Për Kosovën që mban vendin e tretë në grup me dhjetë pikë, kjo është ndeshja e tetë, kurse për Gjermaninë që është lidere me 15 pikë është ndeshja e shtatë.

Përzgjedhësi Prekazi insiston se motivi i Kosovës për të arritur rezultat pozitiv përballë Gjermanisë është i madh.KOHE.net.