Përbërësit:
300 gr pasta
400 ml qumësht
3 vezë
djath i bardhë
djath kaçkavall i grirë
gjalpë
arrë moskat
kripë
piper i zi

Përgatitja:
Ziejmë pastën në ujë të valuar me kripë për gjysmën e kohës që tregohet në ambalazhin e tyre, pasi gjysmën tjetër të kohës do të gatuhen në furrë.
Në një enë rrahim mirë 2 vezë, shtojmë pak qumësht dhe vazhdojmë sërish rrahjen edhe për pak çaste.

Shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar, pjesën tjetër të qumështit, pak kripë, pak piper, pak arrë moskat dhe në këtë mënyrë kemi formuar "salcën" në të cilën do të gatuhet pasta.
E vendosim këtë të fundit në një tavë të lyer me pak gjalp, shtojmë salcën e formuar më sipër dhe rregullojmë me pirun sipërfaqen në mënyrë që të jetë e njëtrajtshme.
E mbulojmë pastiçon me vezën e fundit që na mbeti, e rrahur më parë, e spërkasim sipër me pak djathë kaçkavall të grirë dhe disa copëza gjalpi dhe e vendosim në furrë në 180°C për rreth 20-25 minuta apo derisa të ketë marrë ngjyrë të kuqërremtë në sipërfaqe.
Pasi të jetë pjekur, e lemë të ftohet për disa minuta në mënyrë që e gjithë përbërja të mpikset dhe e presim në copa sipas dëshirës.