Duket e pabesueshme, por një proces gjyqësor ka zgjatur plot 9 vite, një proces që kishte për detyrë trajtimin e çështjes “Tentativë për vjedhjen e një patëllxhani.
I akuzuari ishte një i varfër, i cili në pamundësi për të paguar një avokat ia kishte besuar çështjen e tij një avokati të zgjedhur nga shteti, duke përfituar falas konsulencën dhe mbrojtjen, por kjo i ka kushtuar komunitetit të Leçes mijëra euro.
Gjatë 9 viteve çështja ka kaluar në 3 shkallë gjyqësori duke arritur kështu në seancën përfundimtare shkruan “Tgcom”:
Një burrë 49 vjeçar u “çlirua” më në fund nga akuzat për “tentativë vjedhjeje” të një patëllxhani në një fushë. Kjo ndodhi në Leçe, ku një burrë ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 5 muaj burg. Gjykata e lartë vendosi të mos e ndëshkojë të pandehurin për arsye të “mos kryerjes së veprës penale”.Shekulli.