Orava është një kështjëllë e ndërtuar në shek. XIII në shkëmbinjtë rrëzë lumit me po të njëjtin emër në Sllovaki dhe ka një arkitekturë shumë të veçantë. Kjo kështjellë është ruajtur dhe mirëmbajtur me fanatizëm përgjatë shekujsh. Ajo ka shërbyer si një strukturë ushtarake e ndërtuar pas dyndjeve mongole me qëllim ruajtjen e Mbretërisë Hungareze. Kjo kala e lavdishme, që dëshmon shumë legjenda nga dita në ditë, vizitohet nga shumë turistë çdo vit si pasuri neo-gotike.

Së bashku me ofrimin e turit eksplorues të kështjellës historike,  ofrohet edhe vizita e seksioneve të ndryshme, si dhomat e kalorësve, dhomat e armëve, galeritë unike dhe një koleksion i veprave me vlerë shkencore-arkeologjike.

Historia e fantazmës së Count Orlok

Në këtë kështjellë janë realizuar dhe xhirimet e filmit horror, “Nosferatu:  Sinfonia e tmerrit” film në të cilin ka qënë protagonist vampiri i Transilvanisë Count Orlok. Nga ky film kështjella ka marrë dhe me tëpër famë duke u kthyer në një destinacion shumë të preferuar për turistët.

Kështjella historike e Oravës, e konsideruar si një nga vendet më të frekuentuara nga turistët, ofron turne të ndryshme për turistët.

Ata që preferojnë një udhëtim me një kombinim të natyrës dhe historisë do të udhëtojnë nën shoqërinë e një udhëheqësi drejtues me një pagesë prej rreth 8 euro për person.

Kalaja e Oravës tërheq turistët me udhëtimet e saj të përhumbura gjatë gjithë sezonit turistik, duke u dhënë vizitorëve mundësinë për të kaluar pushime fantastike.

Mos harroni ta shtoni në listën e vendeve që do vizitoni këtë verë .©Frekuenca.com