Rusia ka dhënë veton ndaj një rezolute të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me sulmin e dyshuar kimik në Siri.

Votimi u krye në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe tani pritet edhe votimi për rezolutën ruse.

Sikurse pritej, Rusia është kundër sulmeve të paligjshme ushtarake, duke konfirmuar edhe një herë mbështetjen e saj përkundrejt Asadit.

“Nëse ju keni marrë vendim për të kryer një përpjekje të paligjshme ushtarake, ne shpresojmë që t’i thërrisni mendjes dhe arsyes. Ju do të jeni përgjegjës për veten tuaj”, paralajmëroi me tone të ashpra i dërguari i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia.

Rusia dhe SHBA-ja kanë kërkuar një votim veç e veç mbi projekt-rezolutat e tyre mbi Douman, ku ndodhi sulmi me armë kimike që shkaktoi përplasje e tensione të mëdha./dita