Shkrimtari amerikan shumicën e krijimeve e shkroi mes viteve 1920-1950 dhe në vitin 1954 fitoi çmimin Nobel për Letërsi dhe gjithashtu atë Pulitzer. Hemingway jetoi mes rrezikut dhe me vdekjen pranë; i plagosur nga predha mortajash në Itali në Luftën e Parë Botërore; thuajse gjeti vdekjen në Luftën Civile spanjolle, dhe u plagos gjithashtu në luftën e dytë botërore

Ernest Miler Hemingway ishte një shkrimtar amerikan dhe gazetar. Ai lindi më 21 korrik të 1899 dhe vdiq më 2 korrik të 1961, 19 ditë para se të mbushte 61 vjeç. Stili i tij ekonomik dhe i shpenguar pati një influencë të madhe në krijimet letrare të shekullit të 20-të, ndërkohë që jeta e tij plot me aventura dhe imazhi publik influencuan brezat e ardhshëm. Ai shumicën e krijimeve e shkroi mes viteve 1920-1950 dhe në vitin 1954 fitoi çmimin Nobel për Letërsi dhe gjithashtu atë Pulitzer.Ai publikoi 7 romane, 6 përmbledhje tregimesh të shkurtra dhe dy punime jo letrare. Pas vdekjes së tij u publikuan edhe tre novela, 4 përmbledhje të shkurtra me tregime dhe tre punime jo letrare. Shumë nga punët e tij konsiderohen si vepra klasike të letërsisë amerikane. Më 2 korrik të viti 1961, në Ketchum, Idaho – Ernest Hemingway u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, goditur në kokë me armë gjahu. Gruaja e tij, Maria, tha se shkrimtari vrau veten aksidentalisht ndërsa po pastronte armën.

Hemingway ishte gjahtar i përkushtuar dhe ekspert për armët e zjarrit. Edhe i atij i tij, Dr Clarence E. Hemingway, gjithashtu kishte qenë i dhënë pas gjuetisë; edhe ai qëlloi veten për vdekje në shtëpinë e tij në vitin 1928 në moshën 57 vjeç.

Hemingway jetoi mes rrezikut dhe me vdekjen pranë; i plagosur nga predha mortajash në Itali në Luftën e Parë Botërore; thuajse gjeti vdekjen në Luftën Civile spanjolle, kur tre predha ranë në dhomën e tij të hotelit.

Në Luftën e Dytë Botërore, ai u plagos në një aksident me makine gjatë një nate bombardimesh. Hemingway gati vdiq nga helmimi i gjakut gjatë një safari afrikan; ai dhe gruaja e tij shpëtuan gjallë nga një aksident ajror në vitin 1954. Presidenti John Kennedy mbajti zi për vdekjen e gazetarit, të cilin e quajti një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Amerikës dhe një nga qytetarët e mëdhenj të botës.1- Fisnikëria

“Nuk ka asgjë fisnike tek të qenit superior ndaj shokut tuaj. Fisnikëri e vërtetë është të qenit superior ndaj ish-vetes tuaj”.

2- Udhëtimi

“Është mirë që udhëtimi të ketë një fund, por në fund është vetë udhëtimi ai që ka rëndësi”.

3- Shqetësimi

“Shqetësohuni nga pak çdo ditë, do të humbisni dy vite nga jeta juaj. Nëse diçka është e gabuar, rregullojeni nëse mundeni. Mësojeni veten që të mos shqetësoheni sepse shqetësimi nuk zgjidh asgjë”.

4- Dëgjimi

“Më pëlqen të dëgjoj. Kam mësuar shumë nga dëgjimi me kujdes. Shumica e njerëzve nuk dëgjojnë kurrë”.

5- Shkrimi

“Nëse një shkrimtar di mjaftueshëm në lidhje me atë që po shkruan, ai mund të evitojë atë që di. Dinjiteti i lëvizjes së një ajsbergu qëndron vetëm në faktin se një e nënta e tij është mbi ujë“.

6- Guximi

“Kurajoja është lavdi nën presion”.

7- Humori

“Një burrë duhet të jetë shumë herë i dënuar në mënyrë që të shkruajë një libër vërtet qesharak”.

8- Jeta

“Jeta e çdo njeriu përfundon në të njëjtën mënyrë. Janë vetëm detajet se si dikush e ka jetuar jetën dhe se si ka vdekur që na dallojnë nga njëri-tjetri.”

9- Librat e mirë

“Të gjithë librat e mirë kanë një gjë të përbashkët: Ngjarjet e tyre janë më të vërteta, sesa nëse do të kishin ndodhur realisht”.

10- E sotmja

“E sotmja është vetëm një ditë nga të gjitha ditët që do të vijnë në vazhdim. Por, ajo që do të ndodhë në të gjitha ditët e tjera që do të vijnë, mund të varet ajo që do të bëni sot”.