Perbersit:

100 gr kikirika pa kripë
1 lugë vaj
25 gr gjalpë
1 lugë koriandër (Coriandrum sativum)
1 qepë
2 dege selino
600 gr kunguj
850 ml lëng
200 gr domate
2 lugë kos
kripë
Biber i zi.

Pergatitja:
İ hapim kikirikët dhe i vendosim në një tavë që e kemi ngrohur paraprakisht në temperaturën 180 gradë celsius, për 7-10 minuta, derisa të marrin ngjyrë.
Nëse kikirikët kanë lëkurë, duhet t’i qërojmë më parë.
Marrim një tigan të madh, ku hedhim vaj, gjalpë, koriandër, spec të djegës dhe i ngrohim më ngadalë, derisa të vijë era vaj i skuqur.
Më pas shtojmë qepën dhe selinonë, I mbulojmë me kapak dhe i lëmë të skuqen në temperaturë mesatare për 5-7 minuta, derisa të zbuten.
Shtojmë kungullin dhe 2 lugë gjellë kikirikë, I mbulojmë dhe i lëmë të skuqen për 5 minuta të tjera.
E shtojmë kosin dhe domatet e grira nerende dhe i lëmë të zihet për 5 minuta.
Më pas, masën e hedhim në një grirëse dhe e bëjmë si pure. E marrim dhe e kullojmë mirë duke e shtypur me lugë druri, që të heqim gjithë lëngun.
Së fundmi, masën e përfituar e ringrohim në temperaturë relativish të ultë dhe për shije e spërkasim me kripë dhe biber të zi.
E ndajmë nëpër pjata, duke i hedhur nga sipër pak kos dhe e zbukurojmë me kikirikët e mbetur, të ndajë në pjesë të vogla.

Ju bëftë mirë!