Përbërësit

  400 gr mish gjoks pule
  300 gr spinaq
  1 hudhër
  40 gr bollgur
  vaj vegjetal
  1 lugë çaji oregano
  2-3 domate
  speca
  kripë
  Biber i zi

 Hapat

1

Pulën e ndajmë në pjesë sa më të vogla, e skuqim në vaj vegjetal së bashku me hudhrën të grimcuar.

 
2

Pasi pula të jetë gati shtojmë spinaqin, vazhdojmë edhe për 1 minuta skuqjën.

 
3

Në fund shtojmë bollgurin, rigonin, kripën dhe biberin.

 
4

Specat ndahen në mënyrë horizontale në gjysmë, i largojmë farat dhe i mbushim.

 
5

Domatete e qëruarar dhe të copëtuara i kriposim, marrim tepsinë, shtojmë domatet pastaj specat e mbushur mbi domate.

 
6

Tepsinë e mbulojmë me folie alumini, i pjekim në temperaturë 200 gradë celsius për 30 minuta, më pas ia largojmë folien dhe vazhdon pjekja edhe për 10 minuta.

 
7

Ju bëftë mirë!