Kërmijtë jane te kerkuar gjithnjë e më shumë jashtë vendit. Përdoret në përgatitjen e ilaçeve dhe produkteve kozmetike. Vetitë e kërmillit shërojnë ulcerë dhe gastrit, ndihmojnë në zhdukjen e shenjave në trup etj. Që nga kohërat e lashta njihen dobitë e kërmillit për organizmin e njeriut. Të lashtët kanë konsumuar mish dhe gjak kërmilli. Sot kërmijtë kultivohen në ferma me qëllim shkencor e mjekësor. Ata ushqehen me tërfil dhe bio-produkte.

“Është e vërtetuar se kërmijtë e zierë përmbajnë veti qetësuese – thotë Aleksandër Dollashki nga Instituti i Kimisë Organike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. – Gjaku i kërmillit përmban proteinën Hemocyanins. Kjo e fundit ka veti anti-tumore dhe anti-bakteriale, si dhe forcon imunitetin e organizmit. Para disa vitesh në treg u nxor produkti kundër kancerit të fshikëzës urinare. Produkti shitet kryesisht në Evropën Perëndimore. Interesi për kërmijtë u shtua. Filloi hulumtimi i vetive të tjera shëruese të këtij lloji butakësh. Mishi i kërmillit ka përmbajtje më të madhe të proteinave – deri 51 për qind, krahasuar me mishrat e tjerë që konsumohen. Po ashtu përmban pothuajse të gjitha llojet e aminoacideve që i nevojiten njeriut. U hulumtua se kërmilli lëshon sekrecion i cili i ngjan sekrecionit të lëkurës së njeriut. Kjo do të thotë se ka efekt regjenerues për lëkurën.” Të mirat e kërmillit përdoren në kozmetikë – kryesisht në krem dhe xhel me efekt regjenerues për lëkurën, gjithashtu si ushqime shtesë – shurupe të cilat luftojnë ulcerë dhe gastrit, duke regjeneruar mukozën e stomakut. Nga ekstraktet e kërmillit prodhohen ushqime shtesë të cilat janë të dobishme për eshtrat dhe nyjat. Shkencëtarët kane zbuluan se jarga e kërmillit ka veti anti-bakteriale specifike. 

Ka vende si ne Bullgari funksionojnë rreth 200 ferma, ku kultivohen kërmij. Kushtet u përgjigjen standardeve ekologjike – sqaron Aleksandër Dollashki. – Në këto ferma kultivohen kërmij të llojit Helix aspersa. Jarga e kërmillit përdoret për produktet kozmetike dhe ushqimet shtesë. Këto produkte janë me certifikatë dhe interesi për to është shumë i madh. Produktet nga kërmijtë shiten në 6 vende të BE-së. Produktet nga kërmijtë janë të rafinuara dhe janë pa rrezik alergjie.