Pep Guardiola është deklaruar pas humbjes së thellë të pësuar në Ligën e Kampionëve nga Liverpooli 3-0 në çerekfinalen e parë të luajtur në ‘Anfield’.

Pas ndeshjes, Guardiola tha se ekipi i tij nuk do të dorëzohet për ndeshjen e kthimit, dhe do të fillojnë të mendojnë qysh nesër për një kthim të rezultatit.

“Treguam në fillim të ndeshjes se patëm shumë personalitet, po bënim punë të mirë, por në Ligën e Kampionëve nëse pësoni dy gola bëhet e komplikuar”, tha Guardiola.

“Goli i parë ishte gabim i yni, goli i dytë ishte fantastik, ndërsa në pjesën e dytë luajtëm mirë, na nevojitej një gol por nuk e shënuam”, shtoi spanjolli.

“Rikthimi? Nesër do të punojmë që të bindim ekipin se do të mund të kalojmë në gjysmëfinale, kemi 90 minuta tjerë në stadiumin tonë, besoj në ekipin tim, por rezultati nuk mund ta mohojmë se është shumë i vështirë për t’u përmbysur”, vazhdoi trajneri i Cityt.Rrethe incidentit te autobuzit, Guardiola tha se ai këtë nuk e ka pritur nga Liverpooli.

“Këtë nuk e kemi pritur nga Liverpooli, autobusi është shkatërruar. Nuk e kemi pritur nga një klub me këtë prestigj. Një gjë e ngjashme ndodhi në Dortmund vitin e kaluar, nuk i kuptoj këto situata”, përfundoi Guardiola. /Insporti.com