Kembrixh (enCambridge /keɪmbrɪdʒ/) është një qytet universitar dhe kryeqendra e qarkut të Cambridgeshire në Angli, i cili shtrihet në të dy anët e lumit Kam Cam) rreth 50 mile (80 km) në veri të Londrës.  Në bazë të Censusit Britanik të vitit 2011, popullsia e qytetit ishte 123,867 banorë, nga të cilët 24,488 ishin studentë.[1][2]

Kembrixh është shtëpia e Universitetit të Kembrixhit, i themeluar në vitin 1209 dhe një nga pesë universitetet më të mirë në botë.[3]  Universiteti përfshin Laboratorin Cavendish, Kishëzën e Kolegjit Mbretëror, dhe Bibliotekën Universitare. 

Panoramen e ketij qyteti te bukur e hijeshon edhe xhamia qendrore e Kembrixhit,si vlere e shtuar per permbushjen e nevojave te banoreve besimtare ,praktikant te fese islame,dhe si deshmi e bashkejetes harmonike te kulturave te ndryshme dhe feve te ndryshme prej komuniteteve.

Xhamia Qendrore e Kembrixhit [2] është xhamia e parë evropiane e eko-miqësore dhe xhamia e parë e ndërtuar me qëllim brenda qytetit të Kembrixhit, Angli. Mandati i tij është të përmbushë nevojat e komunitetit mysliman në Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë, duke lehtësuar praktikat e mira në besim, zhvillimin e komunitetit, kohezionin shoqëror dhe dialogun ndërfetar. Xhamia Qendrore e Kembrixhit u hap për publikun në 24 Prill 2019.