Luku i stineve...!
.........................
Stinet ndryshojne lukun, ndryshojne dhe padyshim,
dhe ne shpirtin poetik ndihet n,frymezim,
por, natyre e shpirtit poetik, pranveren deshiron,
se xhenetet e begatshme, vazhdimisht i kujton.

Stinet i lene vendin njera tjetres, hijshem dhe pa dyshim,
njeriu enderrimtar, shtegtar neper to,
udhetar i kohshem, porsi nje pelegrin.

Shetit ne peisazhe ,persiat e mediton,
shplodh mendimet dhe kohen e lodhur,
vishet me lule, aroma e gjethe,
vishet me mjegulla dhe me pikat e shiut te vrullshem,
dhe me floket e debores se dendur, qe te mrekullon.

Stinet ndryshojne lukun, lulezojne dhe padyshim,
e mbushin poetin plot me frymezim,
dhe cdo njeri largpames, qe Zotin e beson,
ndersa, mes mrekullive te Allahut, jeten e shijon.

E, natyra njerezore , pranveren do ne shpirt,
si xhenetet e begatshme, ah, c,bote e gjere, qe ndrit,
me bukuri te rralla dhe ndjeshmeri, qe te mahnit,
ne kopshtet me lumenj, me peme plot gjelberim,
pallatet plot ar dhe burimet me kafur aromatik, edhe me tesnim,
ku jetojne Profetet, Evlijate,dhe Hyrite,
dhe robrit e mire te Zotit, edhe robereshat,
qe jeten e kaluan edhe e kalojne plot me adhurim,
per Zotin e madherishem, qe krijoi cdo stine,
e ne qender te begative vendosi njerine.

............................

Vargjet Nga Poetesha Lule Dhrami

...........................

Fjalori shpjegues;

Rob, Robereshe;
.......................................
Ne terminologjine fetare, Islame, ka kuptimin,Njeri i mire, i Zotit, pra jo nje njeri i roberuar, por nje adhurues ose adhuruese e Zotit, Allahut,njeri vepermire.