Ky vlerësim i kreut të shtetit turk erdhi gjatë fjalës së rastit në ceremoninë e organizuar në Kompleksin Presidencial në Bestepe të Ankarasë për 81-vjetorin e kalimit në botën e përjetshme të Gazi Mustafa Kemal Ataturkut.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi, se një hapësirë me sipërfaqe mbi 8.100 km2 është tashmë e sigurt në Siri.

Ky vlerësim i kreut të shtetit turk erdhi gjatë fjalës së rastit në ceremoninë e organizuar në Kompleksin Presidencial në Bestepe të Ankarasë për 81-vjetorin e kalimit në botën e përjetshme të Gazi Mustafa Kemal Ataturkut.

Pasi theksoi se në zonat e sigurta po përgatitet terreni i nevojshëm për kthimin e sirianëve, Erdogani bëri me dije se 365 mijë sirianë janë kthyer në tokat e tyre deri më tani.

Ai sqaroi se objektivi i tyre është kthimi në shtëpitë e tyre i të gjithë sirianëve të strehuar në Turqi dhe se për këtë janë duke përgatitur projektet e nevojshme.

Lideri turk tërhoqi vëmendjen gjithashtu mbi deklaratat e gënjeshtra dhe shpifëse gjatë ditëve të fundit kundër Perandorisë Osmane.

“Niveli i shkrim-këndimit në Perandorinë Osmane na qenkësh shumë i ulët. Osmanët nuk paskëshin industrinë e tyre të armëve. Popujt nën administrimin osman na qenkëshin shtypur. Të gjitha këto janë mashtrime, shpifje. E kaluara e atyre që prodhojnë materiale për turkofobinë, është e mbushur me gjenocid dhe shtypje, prandaj përpiqen të shesin veten e tyre me përralla krejt ndryshe”, tha Erdogani.

Mes të tjerash, presidenti turk nënvizoi se nuk bëhet fjalë për shitje të fabrikës së tank-paletave në Sakraya.

“Ne jemi të vendosur që ta çojmë vendin tonë në ligën më të lartë botërore duke realizuar objektivat e vitit 2023”, potencoi ai duke shtuar se Ataturku kuptohet e evokohet në këtë mënyrë dhe jo me fjalë.