Sipas informacioneve të fundit një tjetër tërmet me magnitudë 4.3 ballë goditi Stambollin rreth orës 23:20.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se nga tërmeti që goditi sot Stambollin janë plagosur të paktën tetë persona.

 Në Aeroportin Ataturk pas kthimit nga takimet në New York, ku qëndroi për të marrë pjesë në seancën e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Erdoğan theksoi se pas tërmetit 5,8 ballësh në Stamboll janë regjistruar edhe 28 dridhje të tjera.

Më herët, Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se Stambolli është goditur nga një tërmet 5,8 ballësh me epiqendër në Detin e Marmarasë, në ujërat e rrethit Silivri. Tërmeti është ndjerë në Stamboll dhe në qytetet përreth./AA