Disa ajete te Kuranit te famshem, qe flasin per rendesine e faljes se Namazit dhe te mirat, qe burojne prej faljes se Namazit!

Bismilahi Rrahmani Rrahim! 
Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezër në fe. Ne i sqarojmë argumentet për ata njerëz që kuptojnë. Teube,11
 
 Po atyre, që i përmbahen librit dhe e falin namazin, Ne nuk u humbim shpërblimin të mirëve. Kuran, Surja Araf, ajeti 170
 
 O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time, o Zoti ynë! Kuran, ajeti 40 , Surja Ibrahim
 
 S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje. 
Kuran, Bekare 277
 
 Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj, a një të tretën e saj. All-llahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës dhe Ai e diti që ju nuk do të mund t'i përmbaheni asaj, andaj u lehtësoi juve, pra faluni duke lexuar Kur'an sa t'ju vijë më lehtë prej namazit. Ai e diti se nga ju do të ketë të sëmurë dhe të tjerë që gjallërojnë nëpër tokë duke kërkuar nga begatitë e All-llahut, e edhe të tjerë që luftojnë në rrugën e All-llahut, pra faluni dhe lexoni sa të jetë më lehtë prej tij dhe kryjeni me rregull faljen, jepeni zeqatin, huazoni (jepni sadaka) për hir të All-llahut hua të mirë, se çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh, e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues! Kuran, Muzemil,ajeti 20
 Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet. Kuran, Nur, 37
 Mik (i afërt) juaji është vetëm All-llahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zeqatin duke bërë rukuë (duke qenë respektues). Maide 55
 (Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve. Kuran, Haxh 41
 Edhe ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta, e nga ajo që Ne ua japim ata e shpërndajnë, 
Kuran Shura 38
 Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet. Fatir, 29
 Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur'ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç'punoni ju. Ankebut, 45
 Por ata, prej tyre që kanë thesar të diturisë, dhe besimtarët, besojnë atë që tu shpall ty dhe atë që u shpall para teje, besojnë edhe ata që e falin namazin dhe japin zeqatim dhe besimtarët në All-llahun e në jetën e ardhshme. Të tillëve do t'u japim shpërblim të madh. Nisa,162
 Edhe ky (Kur'an) është libër që e zbritëm; është i bekuar, vërtetues i të mëparshmes, e që t'i tërheqësh vërejtjen nënës së fshatrave (të banorëve mekas) dhe atyre përreth saj (mbarë botës). Ata që e besojnë Ahiretin, besojnë në të (Kur'anin), ata edhe e falin namazin rregullisht. En Am,92
 Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë. Teube,71
 Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur'an) ju quajti myslimanë, e për të qenë i dërguari dëshmitar juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mbrojtës i mirë dhe sa ndihmëtar i madh që është. Haxh,78
 
..........
Kujdes!
Falja e Namazit ka rendesi te madhe per besimtaret, jo vetem per kete bote, por edhe per boten tjeter ahiretin;
 
 Sekar eshte nje nga emrat e xhehenemit;
 
 "Çka u solli juve në Sekar?" Surja Mudethir
 
 
43 "Ata thonë: "Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz);"Surja  Mudethir
Lind si domosdoshmeri te bejme dua per veten dhe te tjere;
 O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time, o Zoti ynë! Surja Ibrahim,ajeti 40