Filloi zyrtarisht liberalizimi i vizave ndërmjet Turqisë dhe Rusisë

Në kuadër të liberalizimit të vizave të arritur ndërmjet Rusisë dhe Turqisë sot filloi zbatimi pa viza ndaj nënshtetasve turq me pasaportë speciale (për nëpunësit e lartë) dhe shërbimi si dhe për shoferët që bëjnë transport ndërkombëtar.

Sot filloi zyrtarisht liberalizimi i vizave ndërmjet Turqisë dhe Rusisë

Në kuadër të liberalizimit të vizave të arritur ndërmjet Rusisë dhe Turqisë sot filloi zbatimi pa viza ndaj nënshtetasve turq me pasaportë speciale (për nëpunësit e lartë) dhe shërbimi si dhe për shoferët që bëjnë transport ndërkombëtar.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme rikujtohet se sipas konsultimeve për viza, që zhvilloheshin me Rusinë, në mënyrë reciproke është siguruar lëvizja pa viza për personat që zotërojnë pasaportë zyrtare.

Gjithashtu bëhet e ditur se nga ana e Rusisë nuk do të kërkohet vizë edhe për nënshtetasit turq me pasaportë speciale (për nëpunësit e lartë) dhe pasaportë shërbimi.

Edhe nënshtetasit e Federatës së Rusisë, që zotërojnë pasaportë shërbimi do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave gjatë udhëtimeve në Turqi, nënvizohet në deklaratë dhe shtohet se në bazë të zbatimit reciprok do të sigurohet liberalizim vizash edhe për shoferët që bëjnë transport ndërkombëtar.

Gjithashtu shkruhet se ky liberalizim ka filluar të vihet sot në zbatim.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, ku bëhet e ditur se marrëveshja për liberalizimin e vizave, që ishte nënshkruar në 12 maj 2010 është vënë përsëri në zbatim në mënyrë të pjesshme në datën 7 gusht 2019 zë vend shprehja: “Dëshira jonë është që marrëveshja e përmendur të vihet në zbatim me të gjitha dispozitat e saj”.