Në Austri parlamenti ka miratuar ligjin, që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura si kafe-restorante.

Pas diskutimeve të shumta në votimin e bërë në parlament për p/ligjin që ndalon pirjen e duhanit, 4 nga 5 partitë që janë të përfaqësuara në parlament votuan pro p/ligjit. Kundër doli vetëm Paria e Lirisë, e ekstremit të djathtë me argumentimin se p/ligji do të dëmtojë sektorin e ushqimit dhe pijeve.

Ligji do të hyjë në fuqi më 1 nëntor dhe ndalon jo vetëm konsumin e çdo lloj duhani, por edhe të cigareve elektronike dhe nargjiles. Me ligjin e ri pirja e duhanit do të jetë plotësisht e ndaluar në hapësirat e mbyllura si kafe-restorante, të cilat kanë një pjesë të veçantë për duhanpirësit.trtshqip/