Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 29 qershor.

Kalendari historik, 29 qershor

Çfarë ka ndodhur më 29 qershor?

 
 
00:00/03:13

29 qershor 1871 – Ligji i parë për sindikatat u miratua në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

29 qershor 1913 – Shpërtheu Lufta II Ballkanike. Luftërat Ballkanike u zhvilluan në vitet 1912-1913 ndërmjet Perandorisë Osmane dhe katër prej shteteve të gadishullit të Ballkanit (Serbi, Mal i Zi, Bullgari dhe Greqi).

29 qershor 1934 – Zaro Aga, një banor i qytetit lindor Bitlis të Turqisë, ndërroi jetë në moshën 157-vjeçare. Organet e brendshme të tij u morën për studime shkencore.

29 qershor 1939 – Kuvendi i Shtetit të Hatait vendosi unanimisht për t’iu bashkuar Turqisë.

29 qershor 1991 – Në Republikën Federale Socialiste të Jugosllavisë shpërtheu lufta civile pasi Sllovenia dhe Kroacia shpallën pavarësinë.

29 qershor 2002 – Kombëtarja turke e futbollit mposhti Korenë e Jugut me rezultatin 3-2 dhe fitoi vendin e tretë në Kupën e Botës.