Trump ka mbrojtur idenë e tij duke theksuar se "Londra ka nevojë për një kryebashkiak të ri sa më parë që të jetë e mundur"

Kasım İleri   |16.06.2019
 
Trump sërish vendos në objektiv kryebashkiakun e Londrës

Washington

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, lidhur me kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan shkroi në Twitter se "Londra ka nevojë për një kryebashkiak të ri sa më shpejtë të jetë e mundur", transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump ka komentuar lidhur me postimin e shkrimtares britanike dhe regjisores së dokumentarëve Katie Hopkins, e cila në një postim të sajin ka tërhequr vëmendjen duke thënë: "Përditësimi i 20 orëve në qytetin e thikave: 2 persona u vranë duke u goditur me thikë, një person u vra me një armë, 3 persona u goditën me thikë por nuk humbën jetën. Wandsworth & Tower Hamlets. Ky është Londistani i Khan-it".

Trump ka mbrojtur idenë e tij duke theksuar se "Londra ka nevojë për një kryebashkiak të ri sa më parë që të jetë e mundur. Khan është një fatkeqësi e plotë dhe po përkeqësohet gjithnjë e më shumë".

Edhe në fillim të udhëtimit të tij në Britani më 3 qershor, Trump në Twitter vendosi në objektiv kryebashkiakun Khan i cili kishte kundështuar vizitën e tij menjëherë pas mbërritjes së avionit të tij në aeroportin Stansted.

Në mesazhin e tij Trump tha se "Sipas atyre që thuhen, Sadiq Khan i cili ka bërë një punë shumë të keqe si kryebashkiak i Londrës, po tregohet i trashë dhe i paedukatë kundër presidentit të SHBA-së që është aleati më i rëndësishëm i Britanisë. Është një dështak i plotë i cili duhet të përqendrohet tek krimet në Londër dhe jo te unë".

Khan, i cili e kundërshtoi vendosjen e qilimit të kuq për Trumpin, e krahasoi atë me diktatorët evropianë të viteve 1930 dhe 1940. Gjatë vizitës së Trumpit në Londër në një protestë që u lejua nga Khan u përdor edhe një balon gjigand në formën e "Baby Trump".