"Allahu i pranoftë lutjet tona dhe na mundësoftë ta arrijmë Bajramin në unitet dhe solidaritet", është shprehur presidenti turk

Erdoğan Çağatay Zontur   |05.05.2019
 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, uroi muslimanët me rastin e ardhjes së muajit të Ramazanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në rrjetin social Twitter, Erdoğan uroi që muaji i Ramazanit të sjellë dobi për qytetarët e vendit të tij, botën islame dhe gjithë njerëzimin.

"Allahu i pranoftë lutjet tona dhe na mundësoftë ta arrijmë Bajramin në unitet dhe solidaritet", ka shkruar presidenti turk.

Miliona muslimanë anembanë botës sonte do të falin namazin e parë të teravisë me rastin e hyrjes në muajin e Ramazanit, ndërsa ky adhurim do të vazhdojë gjatë tërë këtij muaji të bekuar.