Përbërësit

200 gr majonezë

8 kokrra vezë rose

8 feta bukë të thekura

1 thelb hudhër

1 lëkurë limoni

1 lugë gjelle mustardë

Recetat e Renato Mekollit

Pak piper të kuq

Pak lëng limoni

Disa gjethe sallate

Kripë

Piper

 

Udhëzimet

HAPI 1Në një enë vendosim majonezën, kripën, limonin, piperin dhe mustardën. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme. Ndërkohë vendosim për të zier vezët e rosës, të cilat i lëmë për 3 minuta ose më shumë, sipas dëshirës.

HAPI 2Nisim të thekim fetat e bukës dhe pasi të kenë marrë ngjyrë kafe të hapur nga të dyja anët, i lyejmë me pak vaj ulliri dhe u hedhim hudhër, kripë e piper.

HAPI 3Fetat e bukës i lyejmë me majonezë dhe shtojmë sipër tyre vezët e rosës. I japim shije sandwich-it me pak kripë, piper dhe disa gjethe sallatë.