Tipat psikologjikë

Ekziston një arsye për veprimet që kryejmë si qenie njerëzore, megjithatë është shpesh e vështirë të kuptojmë njëri-tjetrin dhe mënyrën se si ndihemi, veprojmë apo për ato që themi.

Shumë prej përgjigjeve mbi këto mistere mund të gjenden në shpjegimin e tipave ose temperamenteve të njerëzve. Të gjithë ne kemi lindur me tendenca sjelljeje të përcaktuara. Plot 50% e sjelljes te njerëzit vjen si shkak i faktorëve gjenetikë.

Llojet e temperamenteve njerezore

A. Sanguin

Në temperamentin sanguin futen njerëzit thellësisht impulsivë dhe në kërkim të kënaqësisë. Këtyre u referohen zakonisht si “folësit”. Janë persona ekspresivë, entuziastë, influencues dhe kërkojnë vëmendje. Sanguinët janë shoqërorë dhe karizmatikë, zakonisht të gjallëruar, të sinqertë, optimistë, krijues, bujarë dhe plot pasion. Ky temperament u përket njerëzve që pëlqejnë të flasin shumë, janë gjithnjë me vonesë, harrojnë detyrimet, shtrëngohen në bërjen e një pune dhe i bazojnë vendimet më tepër në ndjenja. Këta njerëz mund të jenë prindër shumë të mirë, sepse janë të dhënë pas qejfit, por shtëpitë e tyre janë zakonisht të paorganizuara dhe rrëmujë. Ky lloj personaliteti është i dhënë pas jetës luksoze dhe të bërit përshtypje te të tjerët. Sanguinët janë njerëz që shpenzojnë shumë, u pëlqen të udhëtojnë botën, duan jetë të rehatshme dhe bëjnë gjithçka për të plotësuar nevojat e tyre. Janë të prirur nga alkooli, duhani, droga, kumari dhe u pëlqen të ndërmarrin rreziqe.

B. Kolerik

C. Flegmatik

Temperamenti flegmatik përfaqësohet më së miri nga njerëzit e qetë dhe të urtë, varion nga ata që kanë vëmendje të paktë kundrejt gjërave deri tek ata që janë përtacë. Këtyre u referohen zakonisht si “shikuesit”, pasi ky është pozicioni që u pëlqen të bëjnë. Flegmatikët i marrin gjërat me ngadalë, janë përherë të qetë, të përmbajtur, tolerantë, të sjellshëm, i fshehin emocionet dhe qëndrojnë larg konflikteve. Ndonëse janë tepër të paqtë, të durueshëm dhe të përshtatshëm, personat që kanë këtë temperament janë shpesh ngurrues, të pavendosur dhe të shqetësuar. U pëlqen të mbledhin fakte, t’i klasifikojnë dhe të shohin marrëdhëniet që ndodhin rreth tyre. Flegmatikët janë pranues, të afeksionuar, ndonjëherë të turpshëm dhe preferojnë mbi të gjitha qëndrueshmëri. Për shkak të natyrës së tyre të mbushur me frikë, pavendosmëri dhe hezitim, janë persona që bëjnë kompromis.

D. Melankolik

Temperamentet melankolike u përkasin introvertëve dhe atyre që mendojnë shumë. Për këtë arsye quhen ndryshe “mendimtarët”. Personaliteti i tyre analitik kërkon kujdes dhe përmbajtje. Njerëzit melankolikë janë shumë të mirë në vëmendjen ndaj detajeve dhe në analizimin e problemeve që për të tjerët janë të vështira. Mendojnë dhe ndiejnë thellë, edhe pse kanë prirjen të shohin më tepër anët negative të jetës. Janë të pavarur dhe i besojnë vetes. I përkushtohen plotësisht një detyre që janë duke bërë. Melankolikët mund të jenë shumë krijues në aktivitete si arti, letërsia, muzika dhe shëndetësia. U pëlqen të ndjekin perfeksionin në gjërat që bëjnë në jetë. Janë seriozë, analitikë, muzikorë, artistikë, të talentuar, krijues, filozofues, vetësakrifikues, të ndërgjegjshëm dhe të prirë nga një qëllim.

Melankolikëve u pëlqen t’i mbajnë gjërat brenda, të organizojnë mirë ditën, të ndjekin oraret, të jenë kursimtarë, i përfundojnë ato që nisin, i pëlqejnë listat ose grafikët dhe shpesh janë në gjendje të identifikojnë burimin e problemit.

 Çdo njeri ka një prej ketyre temperamenteve psikologjikë, pasi ato gjenden në gjenetikën e secilit, duke krijuar një mundësi të përgjithshme sjelljeje

 

Melankolikët mund të jenë shumë krijues në aktivitete si arti, letërsia, muzika dhe shëndetësia

 

Flegmatikët i marrin gjërat me ngadalë, janë përherë të qetë, të përmbajtur, tolerantë, të sjellshëm, i fshehin emocionet dhe qëndrojnë larg konflikteve

 

Kolerikët janë shumë arsyetues dhe pragmatikë, gjithashtu e kanë tepër të zhvilluar sensin e hamendësimit dhe nuk u besojnë të tjerëve shpejt

 

Sanguinët pëlqejnë të flasin shumë, janë gjithnjë me vonesë, harrojnë detyrimet, shtrëngohen në bërjen e një pune dhe i bazojnë vendimet më tepër në ndjenja

 

 

Sanguinët:

Janë ekstrovertë

Preferojnë aktivitetet në grup

Janë impulsivë

Kanë humor të lëkundshëm

Kërkojnë sukses

Janë të përzemërt

Janë shoqërorë

I pëlqejnë ndryshimet

 

Kolerikët:

Mbrojnë shumë idetë e tyre

Nuk futen shpejt në siklet

Janë iniciatorë

Pëlqejnë të udhëheqin

Janë të pavarur

Janë të ndjeshëm

Marrin vendime shpejt

Duan të përcjellin imazh të mirë

 

 

Flegmatikët:

Janë bamirës

Gjykojnë të tjerët shpejt

Nuk u pëlqen të përzihen

I bëjnë gjërat ngadalë

Janë të largët dhe të rezervuar

Kanë humor të qëndrueshëm

 

Melankolikët:

I bëjnë gjërat vetëm

Janë të kujdesshëm

U mungon besimi te vetja

Shkëputen nga mjedisi që i rrethon

Shqetësohen shumë

Nuk miqësohen shpejt

Janë modestë

U pëlqejnë sekretet

 Temperamentet janë shumë të rëndësishme në përcaktimin e sjelljes së njerëzve, pasi ato mund te behen shkak per dis:harmoni ne mardheniet njerezore, nese nuk ka perngjasim te tyre,te temperamenteve ose tolerance midis.
GSh/