Lektorja e nje Universiteti Gjerman, pas nje vizite pune ne Tunizi, e befasuar nga sjellja e njerezishme dhe mjaft e kulturuar, plot sinqeritet, bujari , finese , modesti dhe sharm e besimtareve musliman, kerkoi  te dinte me shume njohuri rreth fese Islame, te dinte se, cfare e mire fshihej ne ligjet e kesaj feje madhore, te ketij besimi mjaft interesant, te cilin ,njerezit, qe e praktikonin i bente te rrezatonin drite ne pamjet e tyre, ishin aq shume human , mikprites, te rregullt, te bute, te forte, te dashur dhe mjaft njerezor .

Pasi besimtaret i folen rreth miresive, qe mbart kjo fe e bukur dhe madheshtore, ne nje leksion te mbajtur prej Dr. Zaghloul Al Najjar i shkencave islame, ajo vendos te behet nje prej muslimaneve, duke deshmuar ne pranine e besimtareve fjaline me te bukur, qe te mbush zemren me qetesi dhe ngrohtesi, deshmine Islame, se Nuk ka Zot tjeter vec Allahut dhe se Muhamedi eshte rob dhe i derguar i Allahut.

Ky akt i bukur njerezor  dhe sublim i nje njeriu nga sfera akademike, pra i nje njeriu te dijes,  lindur e rritur ne perendim u prit me nje entuziazem te papershkruar nga besimtaret dhe gjithe te pranishmit, studente, pedagoge dhe te ftuar ,ndersa ne pamjen e saj, dhe ne syte e saj, te Lektores se Universitetit Gjerman, shkelqente nje ndricim i vecante i syve, qe rrezatonte lumturi te natyrshme, hijeshi, dhe mallengjim, qe buron nga nje shpirt plot vetedijesim dhe sinqeritet. 

SAFA.AL/