Sabina Veizaj – Këmbëngulja e studentëve për të arritur zgjidhjen e problemeve me universitetin vazhdon të shkojë përtej kushteve të pafavorshme atmosferike.

Nga sheshi përpara Kryeministrisë, Ministrisë së Arsimit dhe Parlamentit, studentët janë zhvendosur në fakultetet e tyre me një strategji të re proteste.

Në çdo fakultet janë mbledhur grupe studentësh deri vonë në mbrëmjen e të mërkurës për të diskutuar në lidhje me se si do të përvijohej protesta për ata studentë që janë të bindur se kërkesat e tyre ende nuk kanë gjetur zgjidhje.

Shkeputur nga shkrimi me autor Sabina Veizaj