Një kompani gjermane ka prodhuar një merimangë robotike.

I quajtur BionicWheelBot, roboti-merimangë është i pajisur me 8 këmbë tmerrësisht të holla që e lejojnë atë të ecë, vrapojë dhe të tranformohet e t'ju ndjekë me shpejtësi alarmante.

Shkencëtarët nga Festo kanë krijuar robotin e ngjashëm me merimangën 'flic-flac' në jetën reale, që është e njohur për lëvizjet e pazakonta.

Merimanga flic-flac gjendet në shkretëtirën marokene dhe mund të ecë si merimangat e tjera. Por ajo ka aftësi që të çojë veten përpara duke u rrotulluar në ajër.

Për të filluar rrotullimin BionicWheelBot mbledh gjashtë këmbët, tre në çdo anë, për të bërë një rrotë.

Pastaj dy këmbët shtrihen në mënyrë që roboti të lëvizë përpara edhe gjatë rrotullimit./Ora news/