Sot kulmoi protesta, studentët e rretheve vijuan rezistencën edhe në qytetet ku studiojnë. Ata vërshuan në rrugë e bulevarde, ku me thirrje e pankarta thanë se nuk ka tërheqje pa u plotësuar kushtet.

U bënë disa ditë të protestës, në Tiranë, por edhe të studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, u mbështetën edhe nga gjimnazistë e qytetarë.

Marshimi i nisur nga Godina e Universitetit, vijoi në rrugët e qytetet e më pas një pjesë e studentëve udhëtuan drejt Tiranës.

Ndërsa të tjerët, ndërsa denoncuan për presione nga Policia ndaj drejtuesve të autobusëve, bllokuan aksin nacional Elbasan-Tiranë.

Studentët e Durrësit ndërkohë iu bashkuan masivisisht tubimit në Tiranë.

Masive ishte protesta këtë të martë në Korçë.

Me pankarta në duar dhe me brohoritje, studentët marshuan nëpër qytet duke theksuar se nuk do të ndalen.

Gjimnazistë e banorë kishin në krah edhe studentët e Universitetit të Shkodrës.

Protesta nisi nga shëshi simbol i 2 prillit, ndërsa më tëj ata vërshuan në rrugët e qytetit.

Studentët e Vlorës, pas protestës nëpër qytet u grumbulluan në sheshin e Flamurit.

Në Gjirokastër ishte dita e tretë e protestës, dhe studentët ishin më të shumtë. Ata mashuan në rrugët e qytetit, me kërkesa të njëjta si në të gjithë Shqipërinë.

Një protestë simbolike u mbajt edhe në filialin e Universitetit në Sarandë.

Ora news/