Peisazh vjeshtor...!

Qetësia shpupurit brenda vjeshtës flokët,

era i shkund gjethet tutje-tëhu i përhedh,

Fëshfërijnë fletët,lehte, si degë ullishtesh,

si debore e dendur, e bute, flokmadhe,

te mahnit me te bukurin vel,

si flutura ulen permbi supe,

e argjendtta vjeshte,

teksa shkelqen nga lumturia,

plot peizashe te mrekullueshme,

dhuruar nga Zoti boteve,

neper shpirtra dhe zemra, paqe mbjell!

Vargjet nga Luelha Elmaz

.........................................

Argument i dhuntive natyrore nga Krijuesi Gjithesise:

Suretu Er Rrahman! (MESHIRUESI!)

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

  1. Rrahmani - Mëshiruesi (Zoti ynë),
  2. Ai ia mësoi Kur’anin
  3. E krijoi njeriun.
  4. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit të shqiptuarit).
  5. Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.
  6. Edhe yjet dhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit).
  7. Ai e ngriti qiellin dhe Ai vuri drejtësinë.
  8. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi.
  9. Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos leni mangu në peshojë!
  10. Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat.
  11. Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma ma shporta të mbështjella.
  12. Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese).
  13. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?
  14. Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur.
  15. Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym0 e zjarrit.
  16. E , cilën begati të Zotit tuaj e mohoni?
  17. Zot i dy lindeve dhe Zot i dy perëndimeve.
  18. E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni.
  19. Ai e lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.
  20. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk kapërcejnë.
  21. E,cilë të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  22. Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë.
  23. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  24. Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det.
  25. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  26. çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur.
  27. E dotë mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!
  28. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  29. (Ai mbetet) Atij i drejtohen me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk tëtjera etj. ).
  30. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  31. Ne do të merremi me (llogarinë për ju) ju , o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë).
  32. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  33. O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë.
  34. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  35. Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t’uderdhen rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
  36. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  37. E kur të çahet qielli e bëhet si vaji i shkrirë.
  38. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  39. Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini.
  40. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohonni?
  41. Kriminelët njhen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flok dhe për këmbët e tyre.
  42. E, cilën të mirë të Zotit tuaj poe mohoni?
  43. Ja, ky është Xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin.
  44. Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të valë deri në kulminacion.
  45. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e Mohoni?
  46. E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dyXhennete.
  47. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  48. (Xhennete) plot degë me gjethe e pemë.
  49. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  50. Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin.
  51. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  52. Në ata të dy, prej të gjtitha pemëve ka nga dy lloje.
  53. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  54. Të mbështëetur në kolltukë që i kanë mbulesat e kadifesë, dhe pemët e atyre dy Xhenneteve janë krejt afër.
  55. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e Mohoni?
  56. Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin.
  57. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  58. Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqrremta në të bardhë0.
  59. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  60. A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës!
  61. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  62. E nën ato dy (Xhennete) janë edhe dy Xhennete.
  63. Po cilën të mirë nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?
  64. Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi.
  65. E, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?
  66. Aty janë dy burime që gjithnjë gurgullojnë.
  67. E, cilën të mirë të Zoti tuaj po e mohoni?
  68. Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë.
  69. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  70. Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).
  71. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  72. Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.
  73. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  74. Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura.
  75. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  76. I lartësuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar!

KategoriaKur'ani