Sipas disa studimeve, panxhari përmirëson qarkullimin e gjakut, vonon shenjat e plakjes dhe madje parandalon kancerin. Konsumi i përditshëm i një gote me lëng panxhari ul presionin e gjakut dhe “relakson” enët e gjakut.

Për të rritur efektin e saj ne rekomandojmë përbërësit e mëposhtëm:

Përbërësit:

-3 panxhar

-2 mollë

-2 degë selino

– Një pjesë e vogël e rrënjëve të xhenxhefilit

– Një thelpi hudhër

Përgatitja:

Lani me ujë të bollshëm të gjitha perimet. I qëroni lëkurën dhe i fusni në blender. Fusni dy kuba akulli dhe i trazoni mirë për rreth 1 minutë.

Ja edhe një tjetër recetë e cila detoksifkon mëlçinë:

Përbërësit:

– Një panxhar i madh

– Një limon i madh

Përgatitja:

Kombinoni në një blender panxharin dhe lëngun e limonit. Konsumojeni çdo mëngjes.

 G.K.../