Kombinimi i bujqësisë me turizmin po shndërrohet në një model të suksesshëm biznesi për zonat rurale. Fermat-restorant ose bizneset e argo-turizmit po sjellin më shumë të ardhura se serat me perime dhe stallat e blegtorëve. Ato po krijojnë ekonominë e shkallës dhe ndihmojnë në zbutjen e varfërisë në fshat. Mrizi i Zanave, si modeli i suksesit tashmë i markuar ndërkombëtarisht, po përhapet me shpejtësi në fshatra të tjerë të vendit.

Rreziku i mbiinvestimeve

Ashtu si në çdo fushë, ku biznesi më i lehtë është të kopjosh tjetrin, sapo shikon që atij po i ecën mirë, edhe agroturizmi rrezikohet nga mbiinvestimet. “Po bëhen shumë njerëz që po tentojnë të bëjnë restorante në fshatra”.

Pjesa e agroturizmit është kulturore dhe me traditë dhe nuk mund ta bëjë kushdo.

“Do të kenë punë ata që do të bëjnë diferencën !

N.Albania/