Domatet e gatuara: një ushqim i shkëlqyer për zemrën

 

Dihet që konsumi i domateve bën të mundur të shfrytëzoni efektet mbrojtëse të likopenit ndaj infarktit, por a e dini se domatet e gatuara mbrojnë më mirë se domatet e gjalla?

Disa muaj më parë, nga një studim finlandez rezultoi se likopeni i domateve e ul me 59% rrezikun e infarktit.

Nga një studim i Universitetit të Veronës në Itali, rezulton se likopeni, antioksidanti i fuqishëm që i jep ngjyrën e kuqe domates e që e mbron zemrën nga formimi i koagulave, është më shumë i pranishëm në domatet e gatuara.

Sipas studiuesve, nëse konsumohen çdo ditë 80 g salcë domateje të përgatitur në shtëpi, kompensohen efektet e rënda në muret e enëve të gjakut shkaktuar nga ushqimit të pasur me yndyrna si dhe parandalohet arterioskleroza, d.m.th. depozitimi i yndyrnave në murin e artereve.

Salcat, supat, domatet e pjekura në piza këshillohen për shfrytëzimin e efekteve të likopenit, i cili ndikon pothuajse po aq shumë sa edhe disa medikamente, si statinat, për uljen e sasisë së kolesterolit në gjak.

 

Lëngu i domates: një recetë e veçantë detoksifikuese

Lëngu i domates, është i thjeshtë për t’u realizuar dhe i shëndetshëm.

Ai ka veti detoksifikuese, shërben për dobësim dhe është i pasur me vitamina.

Është mirë që lëngu i domates të konsumohet me erëza ose një gjethe selino. Lëngu i domates është pije energjike, e pasur me minerale, dhe që ul sasinë e kalorive.

Këshilla për të përgatitur një lëng domate: do t’iu nevojiten 2 domate dhe 2 karota

Kjo përbërje përmban vitaminë A, B1, B6, E dhe K.

Pasi karota dhe domatja të jenë miksuar mirë me njëra-tjetrën në blender shtoni për shije, pak lëng limoni.

Pija duhet të konsumohet menjëherë!

 

Domatet janë të shkëlqyera edhe për trajtimin e lëkurës

Domatet janë një nga ushqimet më të pasura në vlera ushqyese.

Përmbajnë vitamina A,C, E, K dhe kompleksin e plotë vitaminës B6; hekur, zink, antioksidantë, acid malik që është i rëndësishëm për trejtjen dhe rigjenerimin e lëkurës etj.

Një ndër substancat kryesore që gjendet tek domatja është licopeni, një antikosidant i rëndësishëm që mbron lëkurën nga veprimi i radikaleve të lira, rrezet ultravjollcë dhe lufton plakjen e parakohshme.

Por domatet mund të përdoren edhe për trajtimin e problematikave të ndryshme si p.sh aknet, rrudhat e para, poret e hapura si dhe rregullojnë nivelin e yndyrës në lëkurë.

Maskë për rrudhat e para: Merrni dy domate mesatare dhe ziejini për 2-3 minuta, kohë e mjaftueshme që të zbuten dhe t’u hiqet më lehtë cipa.

Pasi t’i keni qëruar, kalojini në blender derisa të bëhen pure.

Shtoni dy lugë çaji mjaltë organik dhe një lugë çaji lëng limoni.

Përziejini të gjithë ingredientët derisa të formohet një masë homogjene.

Përhapeni në fytyrë me gishta dhe lëreni të veprojë për 10-15 minuta.

Do të ndieni fillimisht një shtrëngim të lehtë, por nuk keni pse shqetësoheni pasi kjo gjë tregon se maska po funksion.

Pasi të ketë kaluar koha e përcaktuar (10-15 minuta) lani fytyrën me ujë të ftohtë.

Lëkura juaj do të jetë më e butë, plot ndriçim dhe rrudhat e para në ballë dhe rreth buzës do të zhduken.

Domatet përmbajnë vitaminë C plus një acid që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura epidermike, dhe gjithashtu ndihmon në largimin e pikave të zeza.

Pritini domatet në copa të përshtatshme dhe vendosini ato në fytyrë.

Lërini të veprojnë për 15-20 minuta dhe më pas hiqini.

Përsëriteni këtë veprim çdo ditë për një muaj në mënyrë që të hiqni pikat e zeza