Jourova ka njoftuar se rrjeti social Facebook duhet të rregullojë kushtet e përdorimit në përputhje me kushtet e BE-së për konsumatorin.

BRUKSEL (AA) - Anëtarja e Komisionit Evropian (BE) përgjegjëse për Drejtësinë, Konsumatorët dhe Barazinë Gjinore, Vera Jourova, ka paralajmëruar se rrjeti social Facebook mund të përballet me sanksione në rast se nuk i përmbahet rregullave të BE-së për konsumatorin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media në komisionin e BE-së në Bruksel, Jourova ka njoftuar se rrjeti social Facebook duhet të rregullojë kushtet e përdorimit në përputhje me kushtet e BE-së për konsumatorin.

Në lidhje me bisedimet për këtë çështje që vazhdojnë mes rrjetit social Facebook dhe BE-së, ajo theksoi se kanë ardhur në "pikën e fundit të durimit".

"U bëj thirrje përfaqësuesve të konsumatorit për sanksione në mënyrë të shpejtë kundrejt kompanisë ,nëse ajo deri në fund të vitit nuk zbaton plotësisht ndryshimet e kërkuara.

A.A/