Nëse nuk e keni ushqim kryesor në kuzhinën tuaj, atëherë bëni mirë ta shtoni sa më shpejt. Brokoli njihet si super ushqim.

Shkencëtarët thonë se brokoli lufton kancerin. Ata gjetën substanca të caktuara në perime për të bllokuar gjenet e dëmtuara që ishin të lidhura me kancerin.

Gjetjet mund të çojnë në një strategji të re për parandalimin dhe trajtimin e kancerit.

Substancat e quajtura isothiocyanates mund t’i gjejmë në brokoli, lulelakër, marule ose lakërishtë, dhe ajo ndikon në parandalimin e rritjes së kancerit.

Por, askush nuk e di saktë se si këto substanca funksionojnë, që është çelës për zhvillimin e strategjisë së përmirësuar në luftën kundër kancerit te njerëzit