Na ka ndodhur të gjithëve që pas një dite të gjatë e të lodhshme pune, kur mezi presim momentin për t’u relaksuar tek divani ynë i preferuar duke parë ndonjë film, paritur ndonjë nga te afermit  tanë na merr në telefon për të na thënë se do të kalojë për darkë.

Jo që nuk i duam miqtë, përkundrazi prandaj na kap stresi i përgatitjes së darkës sepse nuk kemi kohë.

Por gjithmonë ka një zgjidhje, prandaj po ju njohim me një darkë të shpejtë që do t’ju nxirrte faqebardhë.

Fillimisht, sapo të shkoni në shtëpi përgatisni tavolinën.

Shtroni mbulesën, vendosni setin e pjatave dhe gotave.

Më pas kaloni tek pjata e parë, mund të zgjidhni një ose disa.

Një alternativë e mirë do të ishte një sallatë kopshti të cilës mund ti shtoni mish pule, qepë e vaj ulliri.

 

Pjata kryesore:

Mish pule me makarona në furrë

 

Përbërësit:

500 gr mish i bardhë pule,

300 gr makarona te vogla,

100 ml vaj,

2 lugë miell,

150 ml qumësht,

100 gramë djathë.

  • Në një enë ziejmë mishin e pulës me 2 litra ujë për 30 minuta.

Ndërkohë ziejmë dhe kullojmë edhe makaronat.

Në një tigan ngrohim vajin shtojmë miellin dhe e skuqim deri sa të marrë ngjyrë të artë.

Shtojmë qumështin dhe kripën dhe 1 litër ujë nga ai që është zier mishi i pulës, i përziejmë për pak sekonda – keshtu kemi krijuar salcen beshamel.

Më pas i heqim nga zjarri dhe i shtojmë djathin kaçkavall të grirë në rende.

Më pas në një tepsi hedhim makaronat e ziera, shtojmë mishin e pulës të copetuar dhe lart hedhim salcën beshamel, i përziejme mirë dhe i pjekim në furrë me 220 gradë