Fotografia i ka fillesat tek shpikja e Dagerrotipit (Daguerreotype), një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicephore Niepce dhe Louis Daguerre në 1837, që më vonë u patentua nga qeveria franceze dhe shpikja u prezantua si “dhuratë për botën”, më 19 gusht të 1839, ndaj kjo ditë dot njihet si Dita Botërore e Fotografisë.

Me kalimin e viteve dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të teknologjisë fotografia ka evoluar shumë dhe sot pothuajse të gjithë janë të pajisur me një kamerë përmes të cilës mund t’i ‘ngrijnë’ momentet.

Në historinë e fotografisë shqiptare vlen të përmendet fototeka “Marubi” që përfshin fotografi të vjetra më shumë se 150 viteve që ruhen në Shkodër. 

“Një foto vlen më shumë se një mijë fjalë. Vazhdoni t’i tregoni bukuritë e Shqipërisë duke postuar foto me #coloursofalbania”. /a.t.a/