Pak ditë më parë u zbulua për vizitorët ambienti i Baptisterit, i cili shërben për pagëzimin e kandidatëve të bashkësisë kishtare. 

Ministrjia e kultures shkruan në Facebook,”Moos e humb. Sapo kemi zbuluar mozaikun e mrekullueshëm të Bazilikës së Linit në Pogradec. Është super!

Këtë vit turizmi kulturor ka marr më shumë përparësi pasi turistët e huaj nuk po vizitojnë më vetëm bregdetin por dhe sitet arkeologjike si një atraksion historik dhe kulturor.

Në qendër të tij ndodhet vaska e pagëzimit në formën e një luleje katërfletëshe dikur e veshur me pllaka mermeri. Në këtë ambient dominon motivi i pjergullës.

Për të gjithë vizitorët , ambienti i cili do të jetë i vizitueshëm është pastofori, ambient polifunksional i cili shërbente për ruajtjen e teksteve ungjillore dhe sendeve të shenjta të përdorimit liturgjik.  /ata.