Në Wells, një veturë për dy ditë ka qenë e pushtuar nga  mijëra bletë, dhe e gjithë pasi që mbretëresha e tyre kishte ngecur në bagazhin e kësaj veture.
Carol Howarth, 65, pronarja e makinës, tha se ishte habitur kur kishte parë atë tufë bletësh të mbledhura tek makina e saj.

“Ishte e pabesueshme, me të vërtetë.

Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Një gjë e tillë tregon asgjë tjetër veçse forcën e natyrës” ka thënë Howarth.
Gjyshja kishte parkuar makinën e saj në qendër të qytetit, në kohën e drekës, për të bërë pazar.

Por, kur ajo ishte larguar, mijëra bletë papritmas vërshuan drejt makinëssë saj duke i lënë kalimtarët të habitur me këtë spektakël gumëzhitës.
Ndërsa ajo ishte duke bërë pazar, skuadra e shpëtimit kishte arritur të kapte bletët.

Duke menduar se çdo gjë kishte përfunduar, ajo u nis për në shtëpi, por nuk përfundoi me kaq. Disa bletë nga tufa e përndoqën gjyshen deri në shtëpi.

Ajo thërriti përsëri skuadrën që kap bletët dhe kështu gjetën bletën mbretëreshë brenda. /albeu.com/