Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se në Kantierin e Haliçit në Stamboll do të ndërtohet Qendra e Shkencës.

Erdoan në postimin e bërë në median sociale, Twitter njoftoi krijimin e një qendre të re shkencore në Haliç, që njihet si Briri i Artë në anën evropiane të Stambollit.

“Ne po ndërtojmë një qendër shkencore në Haliç. Qendra Shkencore është e përqendruar në njerëzim dhe qytetërim dhe pritet të vizitohet nga dy milionë vizitorë në vit. Kjo qendër do të kontribuojë në fushën e shkencës” shkroi Erdoan.

Ai bëri të ditur se projekti do të përfundojë brenda tre vjetësh, do të zërë vend në një sipërfaqe prej mbulojë 8 mijë metra katrorë dhe do të kushtojë 100 milionë lira turke (21 milionë dollarë).

Gjithashtu bëri të ditur se ky projekt shkencor pritet të ketë një qendër teknologjike me reputacion ndërkombëtar, një bibliotekë digjitale tematike dhe qendër të inovacionit, programe trajnimi, atelie dhe aktivitete shkencore.

Në pjesën e ekspozitës trajnuese të qendrës do të ketë gjithashtu “ekspozitë në realitetin digjital dhe virtual”, “inteligjencë artificiale”, “detari dhe kantier detar”, “njohuri të shkencës” ndërsa në pjesën e ateliesë trajnuese parashikohet të ketë “Punishte Krijimtarie”, “Shfaqe Shkencore” dhe “Punishte STEAM”.