Nga Firdeus Xhibrili/L.E.Dh.Sh/

 Perfundoi Muaji i bekuar i Ramazanit,qe eshte edhe muaji ,ne te cilin zbriti Kurani i famshem dhe i bekuar,ne naten e madhe dhe te begatshme ,te Kadrit,ne te cilen u caktuan nga Zoti ,fatet e njerezve dhe te njerezimit.Besimtaret do t'i marrin shperblimet per ibadetet dhe adhurimin ndaj Allahut,sipas llojit dhe nivelit te imanit,ibadetit,adhurimit,perkushtimit permes puneve te tyre te mira,e vencanrisht si rrjedhoje e meshires se Krijuesit te botrave,Allahut  meshirues,ngadhenjyes e te pashok.Tashme ky muaj i bekuar kaloi.Sot eshte festa e Fiter Bajramit ,qe kurorezon kete muaj te sakrifices,vazhdon disa dite,e qe shoqerohet me urime, me faljen e namazit te bajramit,me shprehje te vllazerimit te metejshem per hir te Zotit,me shperndarjen perpara namazit te Bajramit, te sadakase se fitrit,bamiresise, dhe me pas Zeqatit,nje tjeter obligim madhor me miresi te medha ne fene Islame. Megjithese ky muaj i bukur perfundoi e ,si rrjedhoje shume muslimane dhe muslimane te sinqerte e vepermire,do t'i shoqeroje permallimi gjate periudhes vjetore,derisa ky muaj i rralle plot miresi e meshire te vije perseri.Allahu lartesuar i ka bekuar besimtaret e sinqerte me nje dhunti te madhe qe eshte Kurani i bekuar,qe eshte sherim udhezim e meshire per cdo besimtar.E nese besimtaret e marrin ne konsiderate ,shetisin ne keto vise ,kroje e kopshte kuranore,prehen e qetesohen ne  to e marrin seriozisht fene dhe prosite e Krijuesit te Tyre,me siguri qe Allahu per ta pergatit shperblime te medha. Ju keshillojme ta ndiqni vidion dhe te jetoni ne lidhje te forte me litarin e Allahut,Kurani Kerimin,e ta dini se kjo eshte nje dhunti e madhe per gjithe ju,per gjithe njerezimin e do te kuptoni se jeta qe kalohet ne adhurim te sinqerte,ndaj Allahut dhe ne zbatimin e porosive te tij Kuranore,duke u pergjigjur me telbijen e haxhit dhe te umres;Te pergjigjem,O Allah,te pergjigjem,ose me ajetin kuranor;Degjuam dhe respektuam! ,ta dini se lidhja me Krijuesin tone eshte jeta me Bukur! Zoti ju dhurofte nje jete te bukur! Dhe,Gezuar festen e Fiter Bajramit! Zoti caktofte per ju vetem fatbardhesi!