Për përgatitjen e salcës së kosit nuk duhet as shumë punë dhe as shumë kohë, duhet thjesht të përzgjedhim cilësinë e kosit në bazë të shijes sonë të preferuar. Nëse preferoni një salcë të ëmbël duhet të keni kujdes në zënien e kosit, mos ta lini shumë orë të mbuluar pasi thartohet.

Çfarë të bëni: Merrni një napë apo garzë të cilën e kemi qepur duke formuar një trastë të vogël, në të cilën do të hedhim kosin dhe do ta lemë të kullojë, duke patur kujdes që të mos ngelet shumë e thatë.

Pasi salca ka arritur trashësinë e preferuar, e hedhim në një tas, e kriposim sipas dëshirës dhe është gati. Nëse duam që salsën ta bëjmë xaxiq atëherë do na duhet t’i shtojmë hudhra të grira imët, kastravec të grirë me rende, si dhe vaj ulliri.

Ju bëftë mirë.