Kuvendi i Maqedonisë me shumicë votash i zgjodhi ministrat e rinj të Qeverisë, në një seancë e cila zgjati dei në orën 23.

Asaf Ademi i Lëvizjes BESA u emërua ministër i Kulturës me 66 vota pro dhe 23 kundër.

Një citim të Alija Izetbegoviqit e ka shënuar në FB, Ministri i porsa zgjedhur Ademi, të cilën po ua sjellim më poshtë:

“Nëse vini në pushtet ose ju ofrojnë ndonjë post, kini kujdes nga sjelljet tuaja. Mos u bëni mendjemëdhenj, mos t’ju hyjë vetja në qejf. Mos i merrni gjërat, të cilat nuk ju përkasin juve, ndihmoni të dobëtit dhe përmbajuni rregullave të moralit. Mos harroni se çdo pushteti i vjen fundi. Çdo post ose pushtet është përkohësisht i yti, pra është kalimtar, dhe herët a vonë të gjithë kanë për të dhënë llogari, fillimisht, para popullit të tyre, e pastaj para Zotit të Gjithësisë”. Alija Izetbegoviq