Kompania ka vendosur që të shtojë titrat në kërkimin e imazheve.

Tani kur kërkoni në Google për imazhe të ndryshme, secili prej tyre do të ketë një përshkrim të veçantë. Përshkrimet do të jenë titujt e faqes së internetit ku çdo imazh publikohet.

 

Kompania siguron se kjo formë kërkimi do të bëjë më të lehtë gjetjen e fotografive të dëshiruara.