Jetë të gjatë selfie, filtrave më të veçantë dhe fotove që shpërndahen menjëherë në rrjetet sociale.

A bën dot kush pa to?

Por përveç kësaj, është bukuria e pakohë e fotove të printuara, ato që ia vlen të mbahen dhe që në një moment rijetojnë “fizikisht” kujtimet më të bukura.

Janë fotot që mund të ruani ose të dhuroni e që me kalimin e kohës dalin papritur, dhe kthejnë kohën pas.

Për shkak se vera po vjen dhe ka momentet e saj që duhen mbajtur, Fujifilm sjell Instax Square SQ6 analoge, dhe me formatin kuadrat të fotove 1:1 për ata që duan të fiksojnë momentet më të bukura.

E vogël dhe kuadrate, me pamjen e saj që ngjan fiks si Instagram, Instax Square SQ6 është një objekt dizajni, dhe mjaft zbavitës për tu përdorur. /Top Channel