Përbërësit
6 banane të shtypura
90 gr sheqer me ngjyrë kafe
60 ml vaj
2 vezë
1 lugë çajit vanilje
315 gr miell
½ lugë çajit sodë bikarbone
Krem ëmbëlsirash
Hapat
1
Merrni bananet, sheqerin, vajin, vezët dhe esencën e vaniljës dhe përzieni të gjitha së bashku.
2
Sitni në një enë miellin dhe bikarbonatin e sodës dhe përzieni bashkë me bananet e shtypura dhe kafenë e tretur në ujë.
3
Masën e përgatitur përzieni mirë dhe hidheni në një enë me formë dhe pjekëni në temperaturë 180 gradë celius për rreth 40 minuta.
4
Pasi të jetë ftohur, pluhuroseni atë më kremin e ëmbëlsirave.
5
Ju bëftë mirë!