Perberesit (per tre persona) :

  1. 200 gram makarona (lloji sikur te keni ju deshire)
  2. tre gota kos
  3. tre kokrra veze
  4.  nje kuti panna 200 ml
  5. nje fixhan vaj ulliri
  6. kripe 

Pergatitja :

Ne nje tenxhere hedhim ujin nje luge gjelle me vaj dhe nje luge gjelle me kripe.
Ne momentin qe do te zieje uji do te hedhim makaronat.
Makaronat do ti leme deri sa ato te leshohen plotesisht. Domethene te trazohen lirshem ne tenxhere. Por duhet te kini parasysh se, makaronat nuk do ziejne po do ti heqim te pa ziera.  I hedhim ne taven qe kemi lyer me vaj me perpara. Ku edhe do ta pjekim. Keshtu i perziejme me vajin qe kemi lyer taven dhe hedhim gjellen e pergatitur.
Ne nje ene te thelle do te hedhim vezet i rrahim pak sa te shperbehen. Pastaj shtojme kosin, kripen dhe panen dhe i trazojme bashke ku perfitojme nje mase te njejte. Do te hedhim ujin nga zierja e makaronave avash avash ne menyre qe mos te na mpikset veza.

Gjellen qe pergatitem e hedhim ne tave dhe e perziejme mire ne menyre qe gjella te perhapet. Kur ta shohim qe u perhap ne gjithe taven, sigurohemi qe makaronat jane njomur mire. I hedhim vajin e ullirit siper dhe e fusim ne furre ku e pjekim ne temperature 200 grade.
Kur ajo te marre ngjyren e pjekjes e fikeni furren.

Ne kete moment pasticja eshte gati per tu servirur.