Tërfili përdoret në gatime të ndryshme, shurupe, gatime me patate e erëza, gjalpë aromatik me lule tërfili, përdoret i freskët në sallata të ndryshme të stinës sidomos në kombinim me lakra të egra. Lulet mund të bëhen dhe të sheqerosura. Por a e dini se tërfili është një bimë mjekësore me shumë vlera dhe përdoret shumë, sidomos nga gratë në menopauzë ? Ai përmban phytohormone, phytohormonet apo izoflavonet, ndihmojnë në periudhën e menopauzës për të zbutur simptomat. Në treg do të gjeni plot suplemente në formë tabletash, pra një ekstrakt i koncentruar i lule tërfilit i presuar në formën e një tablete apo kapsule, por lëndinat e livadhet janë plot e përplot, dilni mblidhini dhe thajini në hije, mund t'i përdorni në formë çaji dy deri tre herë në ditë, ose në ushqimin e përditshëm./HERMESNEWS.